Kush po mirëpret rikthimin e Bashës? Gazetari zbërthen skenarët brenda PD
Gazetari Ardit Hoxha tha se Lulzim Basha po përgatit terren për t’u rikthyer, së paku për të kandiduar për kreun e PD.
Hoxha u shpreh se te grupi i 18 deputetëve të PD që kanë votuar Gazment Bardhin për kryetar grupi jo të gjithë duan rikthimin e Lulzim Bashës.
Ndërsa sipas tij, rikthimi i Bashës nuk do të sillte asgjë të re në kampin opozitar.
“Nëse rikthehet Lulzim Basha që prezanton platformën e madhe të demokratëve për të rrëzuar qeverinë çfarë risie i sjell opozitës? Është një informacion që Basha po përgatit terren për t’u rikthyer së paku për të kandiduar për kreun e PD. Te grupi i 18 deputetëve të PD që kanë votuar Gazment Bardhin për kryetar grupi jo të gjithë duan rikthimin e Lulzim Bashës. Te grupi i madh i deputetëve të PD, që shkon deri në 25 që nuk e duan Sali Berishën në krye të PD nëse i merr dhe i pyet për rikthimin e Lulzim Bashës tkurret në afro 7 apo 8 deputetë, në mos edhe më pak që pranojnë rikthimin e Bashës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:33 Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima