Kush trembet nga SPAK-u? Çupi: Altin Dumani s’mund t’i zgjidhë i vetëm çështjet
Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i ri i SPAK-ut, Altin Dumani nuk mund t’i zgjidhë i vetëm çështjet për të cilat po heton drejtësia.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çupi u shpreh se mbi Dumanin bie një peshë e madhe, për shkak të mungesës së gjatë të institucioneve.
Sipas tij, tanimë SPAK-u po hyn në një fazë të re.
“Pesha që bie mbi Dumanin, një pjesë e saj është artificë, është thjesht shpresë, nuk është një peshë e vërtetë. Pjesa tjetër është një peshë që bie për shkak të mungesës së gjatë të institucioneve. Të gjithë mëkatin e vrasësve të Krishtit, tani duhet ta vëmë mbi shpatullat e një njeriu, gjë që nuk është e drejtë dhe nuk të zgjidh asgjë.
Altin Dumani është një prej prokurorëve. Nuk është mundur që t’i zgjidhë të gjitha problemet një prokuror. Për mua nuk ka ndodhur asgjë të re në SPAK, për mua vetëm është hapur një fazë e dytë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës