Kushi mohon mbylljen e shkollave vetëm për mungesë të ngrohjes

24 Janar 2022 | 15:58

Disa aktivistë kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar sigurimin e kushteve minimale në shkollat e vendit.

Në mënyrë simbolike, duke vendosur disa ngrohëse përpara godinës së ministrisë, ata kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ngrohjes në shumë shkolla të vendit, që solli edhe vendimin për pezullimin e mësimit 3 ditët në vijim.

“Vendi ynë ka mbyllur shkollat dhe nuk përballon dot as ngrohjen e tyre. Në Dibër, në Maqellarë pa ujë pa ngrohje, nxënësit marrin dru për të ngrohur klasën”, u shpreh Migen Qiraxhi, aktivist,

Por ministrja e Arsimit Evis Kushi mohon se pezullimi i mësimit vjen si pasojë e mungesës së ngrohjes në shkolla.

“Kjo lidhet edhe me rrugën që duhet të bëjnë nxënësit për në shkollë. Jemi informuar se në shumë shkolla kanë ngrirë edhe botet e ujit. Nuk janë shumë shkollat që nuk kanë ngrohje. Nuk ka lidhje vetëm me sistemin e ngrohjes së shkollave, por edhe me elemente të tjerë”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Arsimit thotë gjithashtu se vendimi për mbylljen e shkollave nuk është ndikuar nga situata e COVID-19 në shkolla, pavarësisht rritjes së infektimeve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026