Konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë me kushte të mjerueshme
Qytet Studenti strehon 5300 të rinj, në të cilën janë 27 godina të ndara sipas gjinisë. Por kushtet në të cilat këto studentë jetojnë, janë përtej çdo standardi. Era Murati, jeton prej disa muajsh në godinën numër 3.
“Dushet i kemi në katin e parë, 3-4 dushe për rreth 100 vajza. Plus janë me orare dhe dyert nuk mbyllen. Je gjatë gjithë kohës me frikë se mos hyn dikush tjetër. Edhe në banjë dyert nuk mbyllen, nuk kanë asnjë funksion, as lavamanë, është vetëm një që shërben për mbushjen e disa fuçive”, shprehet studentja.
Ajo tregon se paguan 4600 lekë të reja në muaj por pagesa nuk justifikon kushtet.
“Mirë që ujë nuk ka, është me orar, dushet janë me orar edhe energjia elektrike janë sisteme shumë të vjetra, sikur të vendosësh diçka mund të digjet. Patëm vendosur një tharëse flokësh dhe vetëm kur mori flakë”, thotë Era Murati.
Ajo punon, por përsëri të ardhurat nuk mjaftojnë për të marrë një shtëpi me qira.
“Ne nuk kemi mundësi se kush nuk do donte të jetonte në shtëpi me qira, do ishim shumë më mirë sesa në konvikt. Në kushtet që jemi, ne e dimë ekonominë, prindërit tanë mund të jenë vetëm ne një punë dhe mezi arrijnë të na mbajnë në shkollë”, deklaron Murati.
Pas protestave të studentëve, qeveria premtoi se do të kryej rikonstruksioni i 11 konvikteve. Por duket se kjo gjë ka mbetur në letër, pasi në këto godina mungojnë dyert, uji i rrjedhshëm dhe pajisjet e higjienës.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara