Kuvendi miraton pa ndryshime paketën fiskale, rrëzohen amendamentet për fermerët

12 Dhjetor 2025 | 07:39

Seanca plenare maratonë e kësaj tw enjte u mbyll pa asnjë ndryshim në paketën e projektligjeve fiskale, pavarësisht propozimeve të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Projektligji për TVSH-në në bujqësi u miratua me 80 vota pro dhe 25 kundër, teksa amendamentet e kërkuara nga Erion Braçe, Eno Bozdo dhe Jorida Tabaku për rritjen e përfitimeve të fermerëve u rrëzuan. Teksti i miratuar parashikon që fermerët me NIPT të marrin 10% kompensim për faturat e lëshuara nga grumbulluesit. Nga 111 mijë fermerë në vend, vetëm 11 mijë përfshihen në këtë skemë.

Pa ndryshime kaloi edhe projektligji për procedurat tatimore, që ul nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë limitin e pagesave cash mes bizneseve. Për herë të parë vendoset një tavan prej 500 mijë lekësh për pagesat me para në dorë nga individët dhe të vetëpunësuarit.

Me 81 vota pro dhe 18 kundër u miratua projektligji “Për sistemin e taksave vendore”, i cili pritet të diskutohet në komisione. Teksti parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për të gjitha investimet publike në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, të financuara nga buxheti i qeverisjes qendrore ose vendore.

Po me 81 vota pro u miratua edhe ndryshimi i ligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Ndërsa projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat” mori 84 vota pro, duke sjellë një sërë lehtësish fiskale për sponsorizimet në sport, kërkim dhe zhvillim.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5% të totalit të depozitave në...
16:40 | 10/07/2026

Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për pasuri të paluajtshme arriti në...
16:35 | 10/07/2026