Lajçak takon zyrtarin e lartë amerikan, diskutohet vijimi i dialogut Kosovë-Serbi
I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë ku po diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimore dhe në veçanti mundësia për të risjellë tryezën e dialogut Kosovë-Serbi.
Pas takimit me Escobar, Lajçak ka diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor edhe me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe Asistent Special i Presidentit Biden.
Lajçak tha se ky takim është konfirmim i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së.
”I gëzuar që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter. Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-SHBA”, shprehet Lajçak.
Pritet dhe takimi me Obrian ku mesa duket do të ketë një koordinim të mënyrës se si do të vijohet me dialogun Kosovë-Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike