Lajmet e rreme në RMV, bie besimi i qytetarëve tek institucionet gjatë pandemisë së Covid-19

26 Qershor 2020 | 07:52

Nga teoritë se Bill Gates qëndron pas pandemisë  së Covid-19, deri tek lajmet e rreme që lidhin teknologjinë 5G me koronavirusin, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u ekspozuan ndaj qindra lajmeve të rreme. 

Situatë e cila ndikoi në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, duke bërë që edhe të fshehin simptomat dhe të mos marrin ndihmë mjekësore pavarësisht gjendjes së tyre.

Rosana Aleksoska, drejtuese e një projekti për verifikim të fakteve dhe luftës kundër lajmeve të rreme, thotë se propaganda në Maqedoninë e Veriut ishte pjesë e një fushate më të gjerë, e cila depërtoi thuajse në gjithë shtetet e botës.

“Gjatë monitorimit tonë, ndeshëm shumë teori konspirative, të cilat në përgjithësi përhapeshin në nivel global, por shpesh u jepet kontekst lokal. Dua të sqaroj për qytetarët se qëllimi i dezinformatave nuk është që t’i bindin ata për teoritë konspirative. Por dezinformatat funksionojnë në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen teori të ndryshme konspiracioni. Sa më shumë teori konspiracioni të ekzistojnë, aq më shumë qytetarët do të hutohen dhe nuk do të besojnë. Rezultati përfundimtar është ulja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe proceseve,” – thotë Rosana Aleksoska nga “Fighting Fake News Narratives”.

Ish-kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM), Naser Selmani, thotë se kjo propagandë gjeti një terren tejet të përshtatshëm, pasi besimi i qytetarëve ndaj mediave dhe institucioneve prej një kohë të gjatë është në rënie.

“Këtu në Maqedoni qytetarët nuk iu besojnë institucioneve, mediave. Ju e keni anketën e fundit të IRI-t ku tregon se pjesa dërrmuese e qytetarëve, mbi 60 për qind nuk u besojnë institucioneve dhe kjo e ka vështirësuar edhe luftën kundër lajmeve të rreme. Faktikisht kur njerëzit nuk u besojnë institucioneve dhe dikush krijon gënjeshtra në bazë të këtij mosbesimi, këto mashtrime kalojnë në opinion,” – thotë Naser Selmani, ish-kryetar i SHGM-së.

Gjatë pandemisë, Maqedonia e Veriut u bë temë në mediat botërore për të ashtuquajturat “fabrikat e lajmeve të rreme”.

Televizioni NBC-News publikoi se Facebook ka mbyllur një prej faqeve më të mëdha konspiracioneve, e cila shfrytëzonte përmbajtje nga fabrikat e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut dhe Filipineve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026