Lajmet e rreme në RMV, bie besimi i qytetarëve tek institucionet gjatë pandemisë
Nga teoritë se Bill Gates qëndron pas pandemisë së Covid19, deri tek lajmet e rreme që lidhnin teknologjinë 5G me korona virusin, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u ekspozuan ndaj qindra lajmeve të rreme. Situatë e cila ndikoi në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve, duke bërë që edhe të fshehin simptomat dhe të mos marrin ndihmë mjekësore pavarësisht gjendjes së tyre. Rosana Aleksoska, drejtuese e një projekti për verifikim të fakteve dhe luftës kundër lajmeve të rreme, thotë se propaganda në Maqedoninë e Veriut ishte pjesë e një fushate më të gjerë që depërtoi thuajse në gjithë shtetet e botës.
Gjatë monitorimit tonë, ndeshëm shumë teori konspirative të cilat në përgjithësi përhapeshin në nivel global, por shpesh u jepet kontekst lokal. Dua të sqaroj për qytetarët se qëllimi i dezinformatave nuk është që t’i bindin ata për teoritë e konspiracionit. Por dezinformatat funksionojnë në mënyrë që qytetarëve tu ofrohen teori të ndryshme konspiracioni. Sa më shumë teori konspiracioni të ekzistojnë, aq më shumë qytetarët do të hutohen dhe nuk do të besojnë. Rezultati përfundimtar është ulja e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe proceseve”
Ish-kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Naser Selmani, thotë se kjo propagandë gjeti një terren tejet të përshtatshëm, pasi besimi i qytetarëve ndaj mediave dhe institucioneve prej një kohë të gjatë është në rënie.
Këtu në Maqedoni qytetarët nuk iu besojnë institucioneve, mediave. Ju e keni anketën e fundit të IRI-t ku tregon se pjesa dërrmuese e qytetarëve, mbi 60 për qind nuk iu besojnë institucioneve dhe kjo e ka vështirësuar edhe luftën kundër lajmeve të rreme. Faktikisht kur njerëzit nuk u besojnë institucioneve dhe dikush krijon rrena apo gënjeshtra në bazë të këtij mosbesimi, këto mashtrime kalojnë në opinion”, thotë Selmani.
Gjatë pandemisë, Maqedonia e Veriut u bë temë në mediat botërore për fabrikat e lajmeve të rreme. Televizioni NBC News publikoi se Facebook ka mbyllur një prej faqeve më të mëdha konspiracioniste, e cila shfrytëzonte përmbajtje nga fabrikat e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut dhe Filipine.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta