“Larg barbarëve”, filmi shqiptaro-francez rikthehet në Shqipëri pas 30 vitesh

21 Qershor 2023 | 17:54

Në kinematë shqiptare është rikthyer pas 30 vitesh filmi shqiptaro-francez “Larg Barbarëve”. Aktori Timo Flloko rrëfeu për Euronews Albania përjetimet për rikthimin e këtij filmi.

“Liones des Barbares”, ose “Larg barbarëve” është filmi shqiptaro-francez i vitit 1994 i risjellë në ekranin e kinemasë shqiptare pas gati 30 vitesh nga artisti i mirënjohur Timo Flloko.

Historia e Zanës, është historia e shumë vajzave dhe djemve shqiptar, që kanë humbur gjurmët e prejardhjes së tyre për shkak të largimit nga atdheu.

Me regji nga Liria Begaj dhe shkrimtarë, Philippe Barassa, filmi prek tematika sociale universal dhe aktuale ende sot për shoqërinë tonë.

 “Emigracioni është një fenomen që ka ndodhur përherë në botë, nuk jemi ne populli i parë që emigrojmë sigurisht. Ngjarjet në film flasin për eksodin e madh të shqiptarëve pas rënies së murit të Berlinit. Është një post-premier pas 30 viteve dhe kjo e bën interesante”,-tha Timo Flloko.

I pyetur rreth ndjesive që lindin me rikthimin e këtij filmi, aktori Timo Flloko, i cili luan rolin e të riut refugjat Vladimir, shprehet se emocionet janë të njëjta si në ditën e parë.

 “Un jam një aktorë, ndjesitë janë sa njerëzorë aq sa profesionale.  Un e pash filmin para disa kohësh, ndonjëherë humbasin filmat, mbeten në harresë dhe e mira e kësaj shfaqje ishte që u shfaq pas 30 viteve dhe pati përsëri ato emocione”,-tha Timo Flloko.

Pjesë e këtij filimi janë aktorë të mirënjohur të skenave të teatrit dhe kinemasë shqiptare e franceze si Dominique Blanc, Ronald Guttman, Fraçoise Bertin, Luiza Xhuvani, Xhevdet Ferri, Piro Mani dhe Sulejman Pitarka. Disa prej tyre të ndarë nga jeta, por që pas kanë lënë një pasuri të madhe kinematografike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026