Lefter Koka akuzohet për 1,2 mln euro ryshfet në inceneratorin e Fierit
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.
SPAK njoftoi se kompania që ndërtoi inceneratorin ka paguar fatura fiktive për punë që nuk janë kryer asnjëherë. Këto fatura u janë paguar kompanive të lidhura në me ish-ministrin e Mjedisit.
Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë.
Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shteti një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
Me kërkesë të SPAK, gjykata ka vendosur sekuestro për 4 pasuri të paluajtshme në zotërim të Lefter Kokës. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146 milionë lekë.
Përveç kësaj, deputeti i PS dyshohet se ka marrë ryshfet rreth 130 mijë euro për të favorizuar kompaninë që ndërtoi inceneratorin.
SPAK pretendon se ka gjetur shkelje edhe në mënyrën si është dhënë ky koncesion. Prokuroria ka ngritur akuzë për shpërdorim detyre për shkelje të ligjit të koncesioneve dhe ligjit të prokurimit publik për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon.
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës