Lefter Koka mohon shkeljen e ligjit për inceneratorin e Fierit

15 Prill 2022 | 13:06

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK sa i takon abuzimeve me ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Ai është marrë në pyetje për dy orë ku ka sqaruar se për ndërtimin ka ngritur komisioni në përputhje me ligjin të cilët kanë bërë ndryshimin e destinacionit të tokës nga arë në truall. Ndërsa për pagesat që kanë marrë kompanitë të cilat SPAK thotë që kanë lidhje me Kokën, ai i ka kërkuar që të bëhen ekspertime nëse ka apo jo punime.

Akuzat mbi Lefter Kokën:

Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka akuzohet se përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.

Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026