Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore një ide pozitive, thotë mjeku

11 Prill 2022 | 09:19

“Legalizimi i kanabisit për qëllime farmaceutike është një ide pozitive”. Kështu u shpreh mjeku toksikolog, Alert Drishti për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”.

“Kanabisi për qëllime farmaceutike është një ide shumë e mirë. Përdoret në mjekësi për disa sëmundje të caktuara dhe në këtë sens do ta shikoja si një ide pozitive, nëse kanabisi do të mbillej për qëllime farmaceutike”, tha mjeku.

Lidhur me mundësinë për legalizimin e kanabisit për përdorim vetjak, Drishti deklaroi se kjo varet edhe nga aftësia e institucioneve përkatëse, për ta menaxhuar një proces të tillë.

“Nuk e di se sa të aftë do të jemi për ta ruajtur këtë prodhim kanabisi, në mënyrë që të mos shkojë në duar të gabuara”, shtoi mjeku.

Sipas tij, kanabisi mund të përdoret për shërimin e disa sëmundjeve, si glaukoma, migrena apo në trajtimin e kimioterapisë.

Drishti nënvizoi se përdorimi i kanabisit për përdorim vetjak, shkakton kryesisht probleme në sistemin e frymëmarrjes, mushkëri dhe në sistemin nervor qendror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026