Legalizimi i marijuanës, ndryshimet në ligj, në RMV pas vitit të ri nis debati publik

22 Dhjetor 2020 | 11:01

Ky investim gjermano-polak në Maqedoninë e Veriut është vetëm një nga 57 impiantet e prodhimit të marijuanës. Interesi për këtë biznes  po rritet dita-ditës për shkak të kërkesës në tregun global dhe raporteve për zgjerimin e fushës së përdorimit të tij në Maqedoninë e Veriut.

Këto bimë të riklasifikuara kohët e fundit nga Kombet e Bashkuara si një opium më pak i rrezikshëm, po rriten në afërsi të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, duke pritur që një të ardhme të afërt Parlamenti të vendosë për fushën e përdorimit të tyre.

 “Ne presim shumë nga ndryshimi i ligjit që është në proces prej më shumë se dy vitesh dhe do të na jap mundësinë  për të eksportuar një lule si produkt përfundimtar”, thotë Zlatko Keskovski, menaxher në kompaninë e prodhimit të marijuanës.  

Kërkesat e prodhuesve të marijuanës për përdorim mjekësor u mbështetën nga organizatat e shoqërisë civile duke kërkuar legalizimin e saj për përdorim rekreativ.

Vlerësimet e sektorit të biznesit tregojnë se ndryshimet në ligj që do të mundësojnë përdorim të gjerë të kësaj bime do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Unë mendoj kështu, nëse tregu legalizohet, turistët që do të jenë këtu për ta përdorur atë. Vetëm nga legalizimi  Maqedonia do të fitojë rreth 100.000. 000 euro në vit”, shprehet z. Keskovski.

Së fundmi Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se qeveria po konsideronte miratimin e një ligji për të rregulluar përdorimin më të gjerë të marijuanës.

“Ne jemi duke planifikuar ndryshime thelbësore në ligj. Së pari për të lejuar eksportimin e luleve, e cila nuk është e përcaktuar qartë në ligjin aktual.

Por, gjithashtu, në anën tjetër ekziston kjo ide për të hapur një debat publik  në shoqëri për të përfshirë çdo palë të interesuar për të diskutuar depenalizimin dhe dekriminalizimin e kanabisit dhe sigurisht edhe legalizimin e përdorimit”, është shprehur Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë në RMV.

Qeveria socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev ka shprehur gatishmëri për rregullimin ligjor të përdorimit më të gjerë të marijuanës, por versioni përfundimtar i ligjit të ri do të varet nga debati publik i cili pritet të fillojë menjëherë pas Vitit të Ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026