Lehtësi për maturantët, zbardhet përmbajtja e testit të Maturës Shtetërore 2020

5 Maj 2020 | 14:07

Ministria e Arsimit ka dhënë detaje të reja mbi përmbajtjen dhe procedurën se si do të kryhet testimi i maturantëve gjatë këtij viti. Me një video-mesazh të shpërndarë në faqen zyrtare, drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi thekson se testi do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa, ndërsa kohëzgjatja e tij do jetë 2 orë. 

Ajo theksoi më tej se testi do të përbëhet nga 60 pyetje.

“Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm me pyetje me alternativa. Kohëzgjatja do të jetë dy orë dhe në total numri i pyetjeve do të jetë 60. Pyetjet me alternativa duan më pak kohë se pyetjet me zhvillim, prandaj ka një kohëzgjatje dy orë”, tha ajo.

Zonja Vrapi shtoi më tej se koha e lënë në dispozicion të nxënëseve është e mjaftueshme.

“Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit vetëm do të përzgjedhin përgjigjen, pra nuk do ta shkruajë atë. Koha është e mjaftueshme. Nga përvoja  që ka Qendra e Shërbimeve Arsimore (AQSH), dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të bëshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit.  Patjetër që ka pyetje, të cilat duan më pak kohë se sa një minutë , sikurse ka pyetje që mund të duan 1-2 minuta. Prandaj, ju bëj me dije të gjithë maturantëve, që koha është e mjaftueshme që ata ta mbyllin testin brenda orarit të caktuar”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026