Lehtësira tatimore për fëmijët! Eksperti zbulon shifrën që përfitojnë prindërit

14 Janar 2026 | 15:41

Eksperti i tatimeve Edvin Stefani, i ftuar në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, shpjegoi se gjatë gjithë viteve qytetarët paguajnë disa lloje tatimesh, si tatimi mbi të ardhurat nga paga, tatimi për qiranë nëse kanë dhënë ambiente me qira, si edhe tatime të tjera të parashikuara nga ligji për të ardhurat.

Sipas tij, në fund të vitit këto pagesa përmblidhen në një deklaratë vjetore, e cila funksionon si një bilanc, ku përfshihen edhe elementë zbritës, si shuma prej 48 mijë lekësh dhe shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në 100 mijë lekë të reja.

“Nga këto tatime bëhet një deklaratë, si një bilanc në të cilin shtohen disa element siç është 48 mijë lekshi, të cilët na bëjnë eventualisht që kemi për të marrë disa lekë. Na këto tatime që kemi paguar gjatë këtij viti dhe një pjesë prej kësaj që do të na i tregoj deklarata që do ta marrim në formë rimbursimi duke depozituar në sensionin “çështjet e mia”, debozitohet numri i llogarisë ku duam të na vinë lekët dhe certifikatën familjare. Është dhe një post që parashikohet për shkollimin e fëmijëve. Në qoftë se ke çuar një fëmijë në kurse dhe kërkon të bësh këtë zbritje dhe normalisht bëhet zbritja deri në 100 mijë lekë të reja, flasim për shenzime, jemi në nivelin e shpenzimeve jo të tatimeve, për 100 mijë lekë të reja të bëhet zbritja e shpenzimeve të njohura. Dhe 48 mijë lekshi dhe 100 mijë lekshi ndikojnë në atë që në deklaratë na del më pak tatim.  Kemi paguar më shumë na del më pak dhe diferencën shteti na e jep. Jo të gjithë e marrin këtë tatim, jo çdo ras përfundon në këtë mënyrë. Në qoftë se një individ është taksuar në një mënyrë përfundimtare me 13% unë do të rimbursohem me 13% e 48 mijë lekshit, nuk do të marrim 48 mijë lekë, kjo është shpenzimi i zbritshëm. Do marrim 60 mijë lekë të vjetra. Për një fëmijë do marri 60 mijë lekë të vjetra vetëm me një deklaratë, plus nëse kemi bërë shkollime. Është përqindja e fundit e rrogës. Tatimi është 13 ose 23, psh nëse dikush i ka të ardhurat mbi vjetore 3 milionë lekë në vit, ai është taksuar me 23 % në skajin e tij, ky skaj zvogëlohet me këtë 48 mijë leksh. Efekti është 23% e 48 mijë lekë. Kush ka paguar më shumë do të përfitoj më shumë në këtë çështje”, u shpreh eksperti.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026