Leverkusen ndalet në Azerbajxhan, Liverpool “argëtohet” me Spartën
29 gola kanë prodhuar 7 sfidat e Europa League të luajtura të enjten, ku bien në sy fitoret e favoritëve, madje me rezultate të thellë si Liverpool, Roma apo Milan, ndërsa padyshim surprizë ishte dhe triumfi i Marsejës në shifrat 4-0 ndaj Villareal, duke u kualifikuar thuajse që në ndeshjen e parë.
Dy ndeshjet që nuk patën fitues janë Qarabag-Leverkusen dhe Benfica-Rangers.
Roma e De Rossit hodhi një hap të madh drejt fazës çerekfinale, pasi fitoi në shifrat 4-0 ndaj Brighton. Kryeqytetasit kaluan në avantazh me Dybala, ndërsa Lukaku dyfishoi rezultatin.
Në fraksionin e dytë ishin Mancini e Cristante që dërguan shifrat në 4-0. Transferta e Pragës rezultoi argëtim për Liverpoolin e Klopp, i cili konfirmoi se nuk është për nivelin që Europa League ka. Mcallister, dopieta e Nunez, Diaz dhe Soboslai ishin autorët e golave për ekipin e Klopp, ndërsa u regjistrua dhe një autogol i Bradley.
Milani po ashtu shënoi 4 gola përballë Slavias së Pragës, ndërsa pësoi 2 prej tyre, njëri një super gol me autor Doudera. Për kuqezinjtë shënuan Giroud, Rejnders, Loftus Check dhe Pulisic, ndërsa për ekipi cek Doudera e Schranz.
Nën drejtimin e Gasset Marseja duket e pandalshme, fakt që e përforcoi në Europë. Veretout, autogoli i Mosquera dhe dopieta e Aubameyang regjistruan shifrat 4-0 në shtëpi. Leverkuseni u ndal 2-2 nga Qarabag, teksa të njëjtin rezultat prodhoi dhe Benfica-Rangers. Fitore minimale dhe për Freiburg ndaj West Ham, një rezultat surprizë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë