Lëvizjet e Gazment Bardhit, Lita: Fasada e një grupi interesi brenda PD

4 Shtator 2023 | 12:06

Gazetari Lavdrim Lita, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania ku komentoi përplasjet më të fundit në PD në lidhje me zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të grupit parlamentar.

Lëvizjen e Gazment Bardhit për të thirrur një tryezë të përbashkët mes deputetëve demokratë për të kordinuar aksionin opozita, Lita e cilësoi si të shtyrë nga nga një grup interesi brenda PD-së, ku disa deputetë kanë vendosur të rikthehen te Berisha.

Lita nënvizoi se Bardhi është fytyra e këtij grupi, të cilët e kanë marrë “zvarrë” për takimin e ditës së nesërme.

“Z. Bardhi është fytyra, apo fasada e një grupi interesi brenda PD, që përbëhet nga disa deputetë shumë aktivë, të cilët kanë vendosur të kthehen në bazë, tek baza e Sali Berishës dhe sigurisht kanë marrë Gazment Bardhin zvarrë për të krijuar takimin e ditës së nesërme, që është ky takimi midis deputetëve”- tha Lita.

Gjithashtu Lita nënvizoi se brenda Partisë Demokratike nuk mund të ketë më bashkim. Sipas tij ajo që u vendos në Kuvendin e PD-së dhe që u mbështet nga faktori ndërkombëtar është vijimi i kësaj forcé politike si një parti euroatlantike.

“Nuk ka kurrëfarë bashkimi, është një lojë me bashkimin, ajo që ndodhi në kuvendin e PD dhe që u lexua nga faktori ndërkombëtarë është që PD i qëndron betimeve të saj për të qënë një parti euroatlantike, që ka mbështetjen e SHBA- së, BE dhe Britanisë së Madhe, ndjek politikën dhe filozofinë e tyre dhe për rrjedhojë nuk mund të bashkëpunojë me persona të shpallur non- grata dhe të padëshirueshëm për korrupsion, për minim të demokracisë, për lidhje të krimit të organizuar, nuk mund të ketë bashkim në parlament për Edi Ramën nëse vetë janë të kompromentuar në këtë logjikë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026