‘Liberalizoni vizat për Kosovën’, Rama: Qëndrimi i BE i pakuptimtë

24 Gusht 2022 | 14:32

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për Kosovën.

Nga Austria, i pranishëm në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së” Rama e cilësoi qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të pakuptimtë.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Europës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”, tha Rama

Në fjalën e tij Rama u shpreh skeptik lidhur me politikat e Bashkimit Europian, që sipas tij nuk duket se po ndryshon.

“Nëse do ta shohim në një pamje të përgjithshme do të ndjeheshim mirë. Por po të hynim në detaje do të kuptojmë se ajo çfarë shohim në panoramë të përgjithshme është reagues, që është një mënyrë e mirë për të reaguar. Por nuk është një veprim proaktiv për të ndryshuar disa gjëra që ekzistojnë dhe thërrasin për drejtësi”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026