Librat shkollorë nuk do shiten më nga mësuesit, çmimi në kopertinë

17 Qershor 2020 | 19:46

Të gjithë nxënësit e arsimit para universitar, në vitin e ri shkollor do t’i blejnë librat drejtpërdrejtë tek shtëpitë botuese në ambientet e shkollës dhe jo tek mësuesit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë vendimin, ku thuhet se “Procesi i shtypjes, botimit, shpërndarjes dhe shitjes së teksteve shkollore të arsimit para universitar bëhet nga shtëpitë botuese.”

Do të jenë drejtoritë e institucioneve arsimore që do të ofrojnë një ose dy mjedise shkollore, nga ku shtëpitë botuese do shesin librat.

Shtëpitë botuese do duhet të konkurrojnë dhe të marrin miratimin nga Ministria e Arsimit, se cilat libra do të mund të shiten.

Për të shmangur çdo manipulim të mundshëm në vendim thuhet se: “çmimi i shitjes është ai i vendosur në kopertinën e tekstit shkollor të certifikuar”.

Gjithashtu, për vitin e ri shkollor është miratuar mbulimi me libra falas për të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta social-ekonomike deri në klasën e 12-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026