Ligji për investimet strategjike, ‘ekonomia’ miraton shtyrjen deri në fund të 2024

5 Mars 2024 | 17:07

Përpara se të votohet në parlament, shtyrja e ligjit për investimet strategjike ka kaluar edhe hallkën e fundit në komisionin e ekonomisë dhe veprimtarisë prodhuese. Propozimet e deputetit socialist Eduard Shalsi për ta shtyrë ligjin deri në dhjetor të 2027-ës janë rrëzuar dhe ligji është shtyrë deri në fund të këtij viti.

Komisioni i ekonomisë ka miratuar këtë të martë shtyrjen e ligjit për investimet strategjike deri ne fund të këtij viti dhe jo deri në dhjetor të 2027-ës, sipas propozimit të deputetit të PS, Eduard Shalsi. Sic bëri një ditë më parë komisioni i ligjeve, edhe deputetët e ekonomisë rrëzuan propozimet e kryetarit të komisionit.

“Unë kam propozuar 7 nene, nuk duket që ka një dakordësi për 4 nenet e para dhe konisderohet që për sa kohë është premtuar dhe për sa kohë ka një draft dhe për sa kohë ka disa institucione huaja dhe donatorë, partnerë të huaj që janë përfshirë të vijohet me propozimin e ligjit deri në fund të vitit 2024, jo 2027″,-tha Eduard Shalsi, kryetar i komisionit pwr Ekonominw dhe Financat.

Gjithashtu, në propozimet e tij Shalsi kërkonte që të rritej në mbi 50 milionë euro vlera e projekteve që do të klaisifikoheshin si investime strategjike.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shtyrjen e ligjit për herë të pestë e shikon shqetësuese.

“Më vjen keq që përgjigja e qeverisë për ligjin tuaj ishte, ne nuk bëjmë asnjë ndryshim, asnjë përmirësim ne kemi kërkuar vetëm shtyrjen e afatit të ligjit. Shtyrja e ligjit për herë të pestë për mua është jashtëzakonisht shqetësuese. Ju thatë që ligji i ri i investimeve është duke u hartuar, ligji i ri i investimeve në fakt ka 10 vite që po hartohet. Jemi në vitin 2014 kur ky ligj u prezantua, u tha që po hartohet një ligj integral për investimet dhe jemi në vitin 2024 dhe akoma po punohet për një ligj integral për investimet”,-tha Tabaku

Ligji për Investimet Strategjike u miratua në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm dhe pasi afati u zgjat disa herë, i mbaroi efektet e tij në dhjetor 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026