Ligji për zonat e mbrojtura| Trajçe: Ditë e zezë për natyrën, dëme të pakthyeshme

30 Mars 2024 | 20:31

Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizuan këtë të shtunë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.

Në një prononcim për emisionin, drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Aleksandër Trajçe, e cilësoi ditën që u votua ligji si ditën më të zezë për natyrën në Shqipëri.

Ai tha se ligji i ri lejon ndërtimin e strukturave të pakthyeshme me beton brenda të gjitha Zonave të Mbrojtura. Sipas tij kjo i hap rrugë dëmtimeve të pakthyeshme të mjedisit dhe atyre zonave.

“Me ndryshimet në ligj ajo që ndodhi është që ne mund të kemi zhvillime intensive për sa kohë që ato argumentojnë që bëhen për shkak të turizmit të ekselencës dhe çdo lloj infrastrukture që ndihmon këtë turizëm.Sa kohë do të ketë struktura dhe do të hidhet beton, ai quhet ndryshim permanent pasi nuk ndryshohet më. Është shqetësuese dhe paragrafi infrastrukturë shoqëruese, pasi e lë evaziv.

Për ta bërë më të kuptushme për publikun, nëse një mega-resort që do të ndërtojë në një zonë të mbrojtur, nëse i duhet ujë 24-orë mund t’i jepet leje për të ndërtuar një digë, apo një rezervuar. Mund t’i jepet leja për një gjenerator gjigand, ose për një autostradë për të çuar turistët në resort. Mund të jepet leja për një aeroport dhe ne e kemi një problematikë tashmë të nxehtë me aeroportin e Vlorës i cili po ndërtohet në një zonë të mbrojtur.

Praktikisht i hapet rruga çdo lloj zhvillimi intensiv brenda Zonave të Mbrojtura dhe kjo për ne është dita më e zezë për mbrojtjen e natyrës”, tha Trajçe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026