Lirohet shoferi që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajsh
Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e “21 Dhjetorit”, çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh është liruar.
Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.
Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.
Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë.
Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin
Shoferi i makinës i përfshirë në aksident u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane