Lista e kandidatëve për deputet, PD mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

11 Mars 2025 | 14:48

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme më 12 mars, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare.

Sipas informacionit të dhënë nga PD, mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar do të nisë në orën 19:00.

gjatë këtyre mbledhjeve pritet të diskutohen çështje që lidhen me strategjinë e fushatës elektorale si dhe do të bëhet miratimi në parim i listës së kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar mbahet pak orë para afatit final të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ. Afati i fundit i dorëzimit është ora 00:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026