Lituania ndalon me ligj importin e gazit rus
Lituania ka ndaluar ligjërisht importin e gazit natyror rus, me përjashtim të tranzitit të tij në rajonin Kaliningrad.
Ndryshimet në Ligjin për Gazin Natyror u miratuan nga parlamenti i këtij shteti baltik me 123 vota pro dhe dy abstenime.
Pas miratimit të ndryshimeve në ligj, sistemi i transmetimit të gazit natyror dhe terminali i gazit natyror të lëngshëm “Klaipedos nafta” do të jenë në dispozicion vetëm për furnizuesit nga vendet që nuk paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare, me përjashtim të atyre që transportojnë gaz në transit për në Kaliningrad.
Në vitin 2015, Gazprom dhe AB Amber Grid nënshkruan një marrëveshje për tranzitin e gazit rus përmes Lituanisë në rajonin Kaliningrad.
Kontrata u nënshkrua për dhjetë vjet dhe parashikon transportin e deri në 2.5 miliardë metra kub gaz në vit përmes gazsjellësit Minsk-Vilnius-Kaunas-Kaliningrad.
Deri vonë, kjo ishte e vetmja rrugë tranziti për në rajonin e Kaliningradit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim