Mbyllet protesta e opozitës para Kryeministrisë, Berisha: Kjo është foltorja e dytë

17 Nëntor 2025 | 18:13

Këtë pasdite është zhvilluar protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Mbështetësit u mblodhën rreth orës 18:00, ndërsa pritën kryedemokratin, Sali Berisha t’u bashkohej pak minuta më vonë.

Protesta është hapur nga kreu i PD-së, Sali Berisha i cili tha se ky tubim është “Foltorja e dytë” dhe do të pasohet nga tubime të përjavshme.

“Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën e kthehu atë në forcë sovrane, e kthehu atë në një parti e cila u përballë në rrugën e saj. Po përsëri ajo mblidhet në foltoren e dytë, Kjo është foltorja e dytë e shqiptarëve që ka mision të shpëtoi Shqipërinë jo opozitën. Edvin je i pashpresë. Ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën. I cili në të vërtet është i kalbur nga koka te këmbët. Pritet beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar këtë regjim. Jemi këtu për të dhënë mundësinë e fjalës së lirë.“-tha Berisha.

18:59- “Familja mbi çdo gjë”, Berisha: Nuk do ta pranojmë kurrë ligjin për barazinë gjinore 

Duke folur në protestën e organizuar para Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si foltorja numër dy, kreu i PD, Sali Berisha, shprehu edhe një herë kundërshtimin e forcës që përfaqëson për ligjin për barazinë gjinore, i cili u miratua në Parlament me votat e mazhorancës.

Berisha tha se familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari dhe se PD nuk do ta pranojë kurrë ligjin për barazinë gjinore.

“Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin e George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit, ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë. Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidenti Donald Trump u përball me 35 akuza dhe u gjobit me qindra milionë euro. Atë ligj e votoi Parlamenti. Atë ligj shqiptarët nuk do ta miratojnë”, tha ai.

18:36- Berisha: Kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet

Kreu i PD-së ka hapur protestën e kësaj të hëne përpara kryeministrisë, duke qenë i pari nga folësit e planifikuar në fjalimet e paralajmëruara.

Berisha e ka nisur fjalën e tij duke përshëndetur të pranishmit dhe ai ka prezantuar platformën “parlamento-qyetare” siç e ka quajtur ai. Ai gjithashtu u shpreh se kjo javë faktoi se qeveria po shkatërrohet teksa theksoi se largimi i tyre nga pushteti mbetet në dorën e qytetarëve.

lajmi ne perditesim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026