Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 Dhjetor 2025 | 19:44

Protesta e Partisë Demokratike u mbyll me lëndë plasëse dhe molotov të hedhur drejt Kryeministrisë, për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas një parakalimi në bulevard, u ndal në selinë e PD-së, ku shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes për protestë.

Berisha e cilësoi tubimin si një “protestë historike”, duke theksuar se aksioni i nisur nga opozita nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti “armik” të vendit dhe të pluralizmit politik.

“Kjo ishte një protestë historike. Duhet ta kuptojë secili prej nesh misionin tonë. Nëse para 11 majit u ngritëm për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik, sot jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjen shqiptare. Ky është misioni më i lartë dhe më sublim i jetës sonë”, deklaroi Berisha.

Tensione në protestë, hidhet molotov drejt Kryeministrisë

Tensionet në protestën e thirrur nga opozita të hënën nisën menjëherë pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha. Protestuesit nisën të përplasen me policinë duke hedhur flakadanë në drejtim të godinë së qeverisë.

Situata u menaxhua nga forcat e shumta të policisë që kishin krijuar një kordon përreth Kryeministrisë duke shmangur përplasjet me protestuesit.

Berisha u largua nga protesta menjëherë sapo mbaroi fjalimin e tij, ndërkohë që protestuesit vijuan të qëndrojnë para godinës së qeverisë duke u përpjekur herë pas here të heqin gardhin metalik të vendosur nga policia.

Berisha fjalim para kryeministrisë, mesazh Ramës: Na ka shpallur luftë, i shpallim luftë

PD organizoi mbëmjen e së hënës protestën kombëtare ku morën pjesë edhe përfaqësues të fraksioneve brenda partisë siç është Ervin Salianji.

Në fjalën e mbajtur para mbështetësve Berisha premtoi se opozita do ta rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësoi kapobandë dhe përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Kreu i PD iu përgjigj edhe skeptikëve ndaj protestave të opozitës, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i kryeministrit nga pushteti.

“Në këmbë shqiptarë, me misionin historik për të larguar Ramën. Për të shpëtuar familjen shqiptare, demokracinë. Ne jemi këtu sot dhe jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë: ‘Çfarë do bëjnë këta? Ne do bëjmë atë ‘ja do vdesim, ja do rrojmë për liri’. Mjerë ai që provohet me ne. Ne do t’i shkojmë në Surrel… Kur ne kemi dalë me këtë betim, kurrë nuk kemi humbur. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne, të nxijnë Shqipërinë… Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë”, deklaroi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026