Molotovë, policë të lënduar dhe tensione! Çfarë dimë deri tani?

10 Shkurt 2026 | 20:10

Protesta e opozitës, e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë dhe më pas para Parlamentit, u shoqërua me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, gjatë tubimit disa protestues përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime fizike tek punonjësit e policisë. Gjatë përplasjes, gjashtë policë u lënduan dhe disa prej tyre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, pasi pësuan djegie dhe trauma nga objektet e hedhura. Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Protestuesit fillimisht u mblodhën para Kryeministrisë, ku pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, disa prej tyre hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës. Policia ndërhyri duke përdorur ujë për t’i shpërndarë. Gjatë tensioneve, efektivët bënë thirrje që fëmijët të largoheshin nga tubimi.

Pas disa çastesh përplasjesh dhe tentativash për të hequr gardhet metalike, protesta u zhvendos tek Parlamenti. Aty, situata u përkeqësua sërish: protestuesit hodhën molotovë dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me policinë, ndërsa një makinë mori flakë. Pjesa më e madhe e turmës u përqendrua pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues mbetën ende pranë Kryeministrisë. Sipas raportimeve, disa deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar turmës.

Tensionet përfshinë edhe median. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, teksa po transmetonte live situatën, u gjend në vështirësi pasi policia hodhi ujë në drejtim të tij. “Hej, jemi Euronews Albania”, reagoi Hoxha gjatë incidentit.

Policia ka hedhur edhe bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Gjithashtu këto bomba zhurmuese janë hedhur edhe në drejtim të mediave.

Efektivët përdorën ujë për të shpërndarë protestuesit të cilët vazhduan të hidhnin sende në drejtim të forcave të rendit. Pas disa minutash përplasje dhe hedhjes së flakadanëve, situata gradualisht u qetësua. Protestuesit u shpërndanë në bulevard, ndërsa policia vijon patrullimet dhe hetimet për ngjarjet.

Në total, protesta e sotme e opozitës u karakterizua nga përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera kundër forcave të policisë, ndërsa autoritetet theksuan se do të ndjekin ligjërisht të gjithë personat përgjegjës për dhunën dhe shkeljet e rendit publik.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar duke thënë se e drejta për të protestuar, u dhunua pasi u zgjodh forca në vend të fjalës. Sipas saj dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që...
16:20 | 21/07/2026