Liz Truss: Moldavia duhet të armatoset sipas standardeve të NATO-s

21 Maj 2022 | 09:57

Moldavia, ashtu si Ukraina, ka seperatistë të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit. Ky vend është i shqetësuar pasi ka përpjekje për destabilizim nga Moska, e cila ka shtuar bombardimet në Ukrainë, duke arritur marrjen e plotë të Mariupolit.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, sugjeron se Moldavia duhet të armatoset sipas standardeve të NATO-s, edhe pse nuk është anëtare e Aleancës.

Truss tha se vendi duhet të jetë “në gjendje që të mbrohet në çdo moment”.

Ajo tha për The Telegraph kjo ide është duke u diskutuar me aleatët e Britanisë.

Komentet e saj erdhën pasi Rusia deklaroi se kishte marrë kontrollin e plotë mbi qytetin-port Mariupol në Ukrainë. Moska pretendoi se qyteti ishte “çliruar” tërësisht – pasi mbrojtësit e fundit ukrainas dorëzuan armët.

Bombardimet e shtuara ditët e fundit bënë që disa  lejuar që disa pika me ushtarë në mbrojtje të ukrainës ukrainase të thyhen, duke shkaktuar frikë për një rrethim tjetër të mundshëm, si ai në Mariupol.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026