Miqësorja Burnley-Lazio, pa përballje shqiptare! Hysaj dhe Broja mbeten në stol

11 Gusht 2025 | 15:36

U mendua se miqësorja mes Burnley dhe Lazios do të sillte një përballje mes dy futbollistëve shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Armando Broja, por trajnerët vendosën ndryshe. As Maurizio Sarri për Lazion, e as Scott Parker për Burnleyn, nuk u dhanë minuta dy lojtarëve kuqezi.

Takimi u mbyll me fitoren minimale të italianëve, falë golit të Mattia Cancellierit në minutën e 75’. Lazio tregoi më shumë qartësi në fazën ofensive, ndërsa Burnley nuk arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara.

Pas kësaj sfide, Burnley do të nisë zyrtarisht sezonin në Premier League javën që vjen, kur do të përballet me Tottenhamin në transfertë. Ka gjasa që në këtë përballje të parë të kampionatit, Armando Broja të debutojë me fanellën e re.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua këtë verë nga Chelsea te Burnley për 23 milionë euro dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin anglez.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026