Marrëveshja Shqipëri-Britani e Madhe, 4 mln £ në vit për të sjellë të burgosurit
Britania do t’i paguajë Shqipërisë të paktën 4 milionë paund në vit për të sjellë në vend 200 nga të burgosurit e saj më të rrezikshëm, sipas një marrëveshjeje të ratifikuar mes dy qeverive.
Sipas mediave britanike Telegraph, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do t’i japë Shqipërisë 5 milionë euro (4.4 milionë £) për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punonjësit, pajisjet e rehabilitimit dhe trajnimin e rojeve.
Do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë të drejtën për të kryer kontrolle fizike. Çdo vend mund ta përfundojë marrëveshjen me njoftim me shkrim dy muaj përpara.
Mes 200 të transferuarve janë 17 të burgosur me dënim përjetë përfshirë Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç.
Ai u dënua me 36 vite burg për vrasjen e mësueses në një park në juglindje të Londrës. Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 400,000 £ për ta mbajtur të burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit.
Largimi i të burgosurve shqiptarë do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve britanike por do të kursejë në të njëjtën kohë edhe lekët e taksapaguesve britanikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë