Lorenc Vangjeli: Pika kyçe ku u bashkuan sot Sali Berisha dhe Edi Rama

Lorenc Vangjeli
23 Mars 2023 | 21:20

Gazetari Lorenc Vangjeli tha në emisionin Now në Euronews Albania se Rama nuk duhet t’i shmangej debatit për raportin e DASH pasi në këtë rast sipas tij do të kishte në krah Berishën.

Vangjeli u shpreh se në këtë rast Berisha do të ishte aleati më i mirë i Ramës, për të thënë që Blinken siç gaboi me të kur e shpalli non grata, gaboi tani edhe me Ramën.

“Një këshillë e mirë për Ramën është se duhet të shkonte dhe do të mungonte Berisha. Ose do ta konsideronte serioz DASH ose do ta refuzonte. Në këtë rast Berisha do të ishte aleati më i mirë i Ramës; Blinken siç gaboi me mua, gaboi edhe me ty. Kjo është pika e takimit që i bashkon dy të kundërtat”, tha Vangjeli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026