“SPAK është sëpatë”, Vangjeli: Do ketë ndëshkime, jo drejtësi

23 Mars 2023 | 22:10

Gazetari Lorenc Vangjeli tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK nuk është element për të vendosur drejtësi, por është një sëpatë që do të ndëshkojë deri në nivele të larta.

Sipas tij, ndikimi i Ramës në SPAK është zero ose minimal.

“Keqkuptimi i madh është që e shihnim SPAK si element për të vendosur drejtësi, SPAK është një sëpatë që do ndëshkojë por nuk do bëjë drejtësi. Drejtësi nuk ka. Nuk u provua fajësia e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Çfarë do ndodhë nesër? Veç Dakos, që është një politikan më profil të lartë, pjesa tjetër janë periferikë. Është normale që sëpata e SPAK të godasë në këtë anë se kanë 10 vjet në qeverisje. Ka një moment shumë të rëndësishëm, janë instrumente të ndryshme. SPAK ka të tjera mjete nga drejtësia. Është shumë vështirë të ketë drejtësi, por do ketë ndëshkime”, tha Vangjeli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026