Boçi: Po shkelni me këmbë Kushtetutën, Rama të vijë në seancë, është urgjente

Luçiano Boçi
23 Shkurt 2023 | 10:41

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën në Kuvend ku ka kërkuar prezencën e kreut të qeverisë Edi Rama.

Nga foltorja ai tha se çështja është urgjente dhe i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që të zbatojë rregulloren e Kuvendit.

Më tej Boçi hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se ky i fundit ka cenuar sigurinë e SHBA.

“Merrni urdhra nga kryeministri. Kemi kërkuar seancë pyetjesh që është urgjente e përcaktuar në nenet e rregullores. Kemi kërkuar dy komisione hetimore. Janë firmosur nga deputetët. Pse e shkelni me këmbë kushtetutën dhe më përjashtoni nga seancat. Keni shkelur nenin 25 , kur ¼ e Kuvendit kërkojnë ngritjen e Komisionit. Kemi kërkuar komision për një çështje madhore, për një thikë në zemër Amerikën, keni cenuar marrëdhëniet. Vazhdoni të njëjtën histori. Rama personalisht ka goditur sigurinë e SHBA”- tha Boçi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026