Lufta për kokainën, Kolumbia arrin armëpushim me grupet e armatosura

1 Janar 2023 | 20:57

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, një i majtë dhe ish-guerril, njoftoi të shtunën arritjen e një armëpushimi me pesë grupet e armatosura të paligjshme që operojnë në vend.

Petro është zotuar t’i japë fund konfliktit të brendshëm të kombit Ande, i cili ka zgjatur për gati gjashtë dekada dhe ka lënë të paktën 450,000 të vdekur midis 1985 dhe 2018.

“Ky është një akt i guximshëm”, shkruan Petro në Tëitter. “Armëpushimi dypalësh detyron organizatat e armatosura dhe shtetin ta respektojnë atë. Do të ketë një mekanizëm verifikimi kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Në Kolumbi – shtet ku prodhohet më së shumti kokainë në botë – ende operojnë grupe të armatosura dhe ato janë duke zhvilluar konflikt për të ardhurat e trafikimit të drogës dhe bizneseve të tjera të paligjshme, ka thënë Instituti për Zhvillim dhe Studime të Paqes.

Në një deklaratë të veçantë, qeveria kolumbiane tha se kishte marrë letra nga shoqëria, kisha dhe shumë organizata të komunitetit që kërkonin t’i jepnin fund dhunës.

Qeveria shtoi se do të nxjerrë një dekret specifik për secilën nga organizatat, i cili do të përcaktojë kohëzgjatjet dhe kushtet e armëpushimit. Ai është caktuar të përfundojë më 30 qershor, por mund të zgjatet.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026