Luhatja e euros shtrenjton çmimet e turizmit, kostot më të larta në lekë
Çmimet e turizmit në vend vijojnë të bëhen çdo ditë edhe më të shtrenjta.
Për buxhetin e shumë qytetarëve, ato konsiderohen të papërballueshme duke i bërë të mendojnë disa herë opsionin e pushimeve.
Për ekspertët, faktori kryesor i rritjes së çmimeve në sektorin e hotelerisë ka qenë kursi i këmbimit të euros. Kryetari i unionit turistik Rahman Kasa gjykon se rënia e valutës ka vështirësuar operatorët të cilët të ardhurat i kanë në euro dhe kostot në lekë.
“Rënia e euros ndikon drejtpërdrejtë në bizneset e turizmit, kryesisht tek hotelet. Këto euro që vijnë nga partnerët e huaj, nga turistët e huaj do të konvertohen me para me lekë. Në qoftë se për të blerë këto shërbime ose produkte një subjekti ose një hoteli dikur, vitin e kaluar i duheshim 100 mijë euro tashmë do t’i duhen 150 mijë apo 120 mijë euro”, thotë Kasa.
Në të njëjtën kohë, Kasa shprehet se rritja e çmimeve të hoteleve nuk justifikohet, pasi dekurajon jo vetëm turizmin e brendshëm por dhe atë të huaj.
“Të gjithë hotelet, duke ju referuar kursit të këmbimit euro-lekë kërkojnë një rritje e cila nuk justifikohet, në bazë të marzhit ndërkombëtar të rritjeve. Me këtë kurs që jemi i bie që hotelet të rrisin çmimet me 20%, ndoshta dhe 25%, gjë që është e papranueshme”, shprehet ai.
Sipas Kasës, kjo është një situatë shumë problematike dhe operatorët kërkojnë mbështetje nga Banka Qendrore për rregullimin e këtij kursi, ose kompensim nëpërmjet shtyrjes së detyrimeve tatimore.
Por megjithëse për shumë qytetarë vendas çmimet janë bërë të papërballueshme, faqja zyrtare e vizave Shengen e ka renditur Shqipërinë si destinacionin e parë të preferuar nga të huajt.
“Shqipëria është një nga vendet më të lira në Europë dhe ka një vijë bregdetare 450 km të gjatë. Është i njohur mirë për plazheve mahnitëse, shumë prej të cilave janë të fshehura jashtë rrugëve kryesore, peizazhet natyrore të larmishme, që të lë pa frymë, si dhe vendet historike”, shkruhet në “Schengen visa”.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve