Luhatja e PS, Fatbardh Kadilli: Dimri e merr në qafë mazhorancën
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se rritja e pëlqyeshmërisë së Partisë Socialiste bën përshtypje.
Sipas tij dimri është vendimtar për mazhorancën, sepse në sondazhet e asaj periudhe nuk është në formë, ndërsa më pas qasja që vjen me fushatën e përmirëson situatën.
“Çfarë më ra në sy me krahasimin e muajve është luhatja e Partisë Socialiste që e fillon në shkurt me refuzim goxha të madh, rikuperon deri në mars, ka një rënie po mbetet në fund. Konstatimi im është që fushata si fushatë në ato 1 apo 2 muaj sa zgjat nuk ndryshon asgjë. Përgatitja për të ardhur të fushata është hapësira më e madhe që një parti të krijojë propozim politik,” – u shpreh Kadilli.
“Dimri gjithmonë e merr në qafë mazhorancën. Çdo studim që bëhet në dhjetor, janar, shkurt është i tmerrshëm për mazhorancën. Marsi fillon çel gjethi, entuziazmi, njerëzit i harrojnë hallet, ka më shumë dritë, ka më pak telashe, por nuk është vetëm kjo, nuk është natyra që e bën këtë ndryshim. Qasja e menduar e socialistëve duket që ka funksionuar,” – shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore