Lukashenko i premton besnikëri Kinës, lideri bjellorus në Pekin, takim me Xi Jinping

4 Dhjetor 2023 | 21:09

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko përshëndeti “miqësinë e besueshme” të vendit të tij me Kinën, pasi bisedoi kokë më kokë me presidentin Shi Xhinping gjatë vizitës së dytë në Pekin brenda këtij viti. Lukashenko mbërriti në Kinë të dielën, në kuadër të një vizite që do të zgjasë të paktën 2 ditë.

“Zhvillimi gjithëpërfshirës i bashkëpunimit strategjik mes Bjellorusisë dhe Kinës përcaktohet nga uniteti i ideologjisë sonë dhe nga zhvillimet e ndryshme që po verifikohen sot nëpër botë”, është shprehur Lukashenko.

Nga ana tjetër lideri kinez vuri në dukje se në botën moderne po ndodhin ndryshime titanike dhe përmes aleancave, përfshirë atë me Bjellorusinë, Kina synon të përforcojë bashkëpunimin strategjik për të krijuar një fat të njëjtë për njerëzimin.

Më tej dy liderët shkëmbyen një seri dhuratash me njëri-tjetrin dhe së bashku ndoqën një ndeshje hokeji, sport pas të cilit Lukashenko është i apasionuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026