English

Lumi Erzen del nga shtrati, përmbytet ura e Vadardhës dhe fshatrat përreth

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lumi Erzen ka dalë nga shtrati në zonën e Sukthit, duke shkaktuar përmbytje dhe izoluar disa fshatra.

- Advertisement -

Si pasojë, ura e Vadardhës është mbuluar nga uji, duke bllokuar kalimin për më shumë se 1000 banorë që jetojnë në zonat përreth.

Banorët shprehen të shqetësuar, duke pohuar se ky fenomen përsëritet çdo vit dhe se ndihma nga autoritetet ka qenë e pamjaftueshme.

Sipas raportimeve, reshjet e shiut që ranë gjatë së hënës rritën ndjeshëm nivelin e lumit, duke përmbytur rreth 4 hektarë tokë bujqësore.

Uji ka hyrë edhe në disa shtëpi, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe bagëtive të tyre.

Në fshatra të ndryshme, banorët shprehen se uji ka hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë frikë nga pasojat.

Ata thonë se nuk kanë mundur të marrin ndihmë të mjaftueshme, pavarësisht se autoritetet janë afruar për të monitoruar situatën.

“Kanë ardhur, na kanë parë, por s’na kanë ndihmuar. Na hyn uji në shtëpi, na bën dëm. Bagëtinë nuk kam ku ta çoj,” tha një banor.

Të tjerë tregojnë se çdo vit përballen me të njëjtën situatë dhe shpresojnë që kjo herë të mos përkeqësohet.

Prefekti i qarkut, Emiljan Jani, konfirmoi se situata po monitorohet nga grupet e emergjencës civile.

Ai shtoi se janë marrë masa paraprake për evakuimin e mundshëm të banorëve nëse situata do të përkeqësohej, duke siguruar që do të bëhet çdo mundësi për të parandaluar katastrofat.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?