Lustracioni, Petro Koçi: S’kemi synim Metën, na ka ndihmuar të vijmë në pushtet
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ligji i lustracionit për dekomunistizimin, nuk ka për objektiv kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Koçi u shpreh se Meta ka ndihmuar Partinë Socialiste të fitojë zgjedhjet në vitin 2017 dhe 2021, me mënyrë sesi ai ka bërë opozitë.
Sipas tij, Partia Socialiste është me fat që ka kundërshtar Ilir Metën.
“Në vitin 2017 dhe vitin 2021 a ishte Ilir Meta në politikë? Ishte. Kush e ndihmoi Partinë Socialiste të fitonte zgjedhjet? Ilir Meta. Pra, Ilir Meta nuk është objektivi i këtij projektligji. Ishte kundër Partisë Socialiste dhe e ndihmoi të fitonte zgjedhjet. Në vitin 2017 dhe 2021, Ilir Meta ka bërë performancën e vetë kundër Partisë Socialiste dhe e ka ndihmuar me mënyrën sesi ka bërë fushatë. Ilir Meta me mënyrën sesi ka bërë politikë ka ndihmuar të fitojë zgjedhjet. Shyqyr që e kemi përballë”, theksoi Koçi.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan