English

Mubarak përkujtohet me lutje dhe mllef në ditën e vdekjes së tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vdekja e Hosni Mubarak, ditën e djeshme, në moshën 91-vjeçare mori reagime nga më të ndryshmet. Një sërë drejtuesish shtetesh, dhanë mesazhe ngushëllimi dhe lutjesh ndaj atij që e cilësuan “burrë shteti” apo garantues të “paqes dhe sigurisë”.

- Advertisement -

Mbreti Selman i Arabisë Saudite dhe shteti i Kuvajtit shprehën “ngushëllime të sinqerta. Ndërs Emiratet e Bashkuara Arabe ulën flamurin në gjysmë shtizë, në shenjë zie.

Ngushëllimet e ngjashme ndaj Mubarakut bashkuan edhe fqinjët në hasmëri. Lideri Palestinez Mahmud Abaz dhe Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu dhanë ngushëllimet e tyre për ish-Presidentin.

Por në Twitter, të shumtë ishin ata që nuk kishin asgjë të mirë për të thënë për Mubarakun, sundimi 30-vjeçar i të cilit u ndërpre gjatë Revolucionit Egjiptian në vitin 2011. Gazetarë, studiuesi dhe aktivistë iu referuan atij si diktator, duke kujtuar trashëgiminë e vrasjeve, burgosjeve dhe torturave.

Gazetari dhe prezantuesi i Al Jazeera, Mehdi Hasan bëri një seri postimesh të ashpra ndaj Mubarak, duke fajësuar madje edhe udhëheqës perëndimore që më parë e kishin mbështetur atë.

Studiuesi dhe autori Michael Hanna pranoi se regjimi i Mubarak ishte më pak shtypës sesa ai i Egjiptit të sotëm, por shtoi se diçka e tillë vlen vetëm si referencë krahasuese dhe jo për të shfajësuar Mubarakun.

Gazetarja egjiptiano-amerikane Mona Eltahawy tha se Mubaraku do të kujtohet për grabitjen dhe torturat ndaj vendit të tij.

Kristyan Benedict nga Amnesti International, gjithashtu shkruan se torturat masive dhe burgosja arbitrare që ishin modeli i Mubarak mbeten një realitet edhe në Egjiptin e sotëm.

Aktivistja egjiptiane Aya Hijazi tha se vdekja e Mubarak ishte një katarsis dhe një kujtesë se edhe diktatorët do të vdesin një ditë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?