Macron bisedon me Putin mbi sigurinë bërthamore dhe evakuimin e civilëve
Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me homologun e tij rus Vladimir Putin mbi sigurinë bërthamore dhe atë të civilëve ukrainas.
“Ne po përpiqemi të ruajmë integritetin e centraleve bërthamore civile të Ukrainës, përveç kërkesave të tjera që i kemi paraqitur Rusisë: armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve”, shkruan Macron në Twitter.
I spoke with President Putin and then with President Zelensky. We are striving to preserve the integrity of Ukraine's civilian nuclear plants, in addition to other priority demands we presented to Russia: a ceasefire and the protection of civilians.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) March 6, 2022
Teksa është shprehur i shqetësuar mbi gjendjen e centralit bërthamor, Putin i është përgjigjur se incidenti ishte “inskenuar nga radikalë të Ukrainës” që jetojnë pranë zonës së centralit, sipas një komunikate.
“Trupat ruse në bashkëpunim me personelin ukrainas vazhdojnë të sigurojnë mbarëvajtjen e centralit bërthamor dhe niveli radioaktivitetit mbetet në parametra normale”, shkruhet në komunikatë mbi atë që ka thënë Putin.
Sipas tij, kjo është konfirmuar edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Dy krerët e shteteve kanë biseduar edhe mbi evakuimin e popullsisë civile në zonat ku vijojnë përplasjet ushtarake.
Putin ka bërë fajtor Ukrainën me pretendimin se nuk i është “përmbajtur marrëveshjes”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:38 Një tjetër mbështetje financiare për Kievin: BE transferon miliarda për Ukrainën
- 10:38 Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët
- 10:29 Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 10:28 Sulm me thikë në Irlandë, një i plagosur rëndë. Arrestohet autori
- 10:21 Destinacion Evropa, kapen 100 ton drogë në Kili. Ishte fshehur mes dërgesave me drurë
- 10:15 Teherani konfirmon negociatat: Po punohet për memorandum mirëkuptimi, armëpushimi me SHBA-në do jetë global