Magjia e Champions League: Sot zbresin në fushë Barcelona dhe PSG
Katër skuadra të tjera zbresin në fushë sonte për fazën çerekfinale të Champions, ku Barcelona përballet në shtëpi me Dortmundin dhe PSG me anglezët e Aston Vilës.
Te Barcelona janë të sigurt dhe besimplotë se ky është sezoni i tyre, dhe do të provojnë me çdo kusht të triumfojnë në çdo garë, mes tyre dhe Champions, ndërsa në mbrëmje përballen me murin e verdhë të Dortmundit. Blaugranët janë favoritë absolutë për fitimin e përballjes, por dhe për kalimin në fazën tjetër. Dortmundi është një kundërshtar i njohur për Flick, pasi dy skuadrat janë përballur edhe më herët në këtë sezon të Champions, ku spanjollët fituan në shifrat 3-1.
Miqtë nga Gjermania kanë 6 mungesa, por te blaugranët situata është më pozitive, pavarësisht se mungojnë Olmo e Casado, pa përmendur këtu portierin Ter Stegen që prej javësh nuk është në dispozicion. Në 3 duelet e fundit mes tyre në Champions, Barcelona ka 2 fitore, ndërsa njëra prej sfidave është mbyllur në barazim.
Në të njëjtën kohë, sytë e tifozëve janë në Parkun e Princave, aty ku yjet e Luis Enriques presin britanikët e Aston Vilës. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën, dhe do të hapin një faqe të re për duelet direkte, e secila do ta nisë mbarë. Parizienëve u mungon kapiteni Marquinhos, ndërsa te miqtë janë të konfirmuar Malen, por edhe Barkley e Bailey janë në dyshim. Favoritë kryesorë mbeten francezët, të cilët këtë sezon eliminuan një ndër pretendentët kryesorë, Liverpoolin, teksa pritet që ndaj Aston Vilës, llogaritë të mos jenë aq të thjeshta.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës