Majlinda Bregu vizitë në Maqedoninë e Veriut, fokusi tek problemet socio-ekonomike
Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, po zhvillon një vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është takuar me zyrtarët e lartë të vendit fqinj.
Pas takimit me ministra dhe zëvendëskryeministrin e parë, por edhe me kryetarin e Parlamentit dhe me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, Bregu përcolli mesazhin se Maqedonia do të ketë gjithmonë një partner në rrugëtimin e saj euroatlantik, por edhe në zhvillimin ekonomik që mund të bëhet sipas saj, vetëm me investime të përbashkëta.
“Jam e kënaqur sepse shoh se pas zgjedhjeve Qeveria Zaev ia doli të ketë një grupim njerëzisht, një Qeveri gjithëpërfshirëse dhe multietnike. Besoj se pavarësisht që pozicioni im është neutral , më duhet të ndjehem dy herë mirë edhe si shqiptare. Kur flasim për bashkëpunim nuk flasim vetëm për takime me njëri tjetrin, apo për lidhjet familjet po për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Jam e bindur që në kohërat që po kalojmë të gjithë bashkë, por edhe për arsye se ky rajon nuk ka qenë asnjëherë shumë i pasur, situata ekonomike, problemet me papunësinë, ikjen e të rinjve, mbeten çështjet tona kryesore”, tha znj. Bregu.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, theksoi prioritet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut që janë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore e integrimi në BE, dhe foli edhe për sfidat dhe potencialet e Samitit të ardhshëm të Sofies.
“Krahas iniciativave dhe projekteve të shumta, i prezantova edhe ambiciet tona për hapjen e deri më gjashtë pikave të reja kufitare me fqinjët, si instrument për komunikim më intensiv dhe më të lehtë në rajon, e potencova iniciativën tonë për hapjen e Qendrës Rajonale për Dialog, të quajtur Forumi i Prespës, platformë për promovim të fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe forum prej nga pres që të dalin edhe iniciativa të reja dhe autentike për bashkëpunim rajonal. U sigurova se Këshilli për bashkëpunim rajonal do t’i vendos të gjitha kapacitetet në funksion të sukseseve të këtij samiti, ndërsa suksesi i samitit do të paraqesë sukses të tërë rajonit, madje edhe sukses të idesë evropiane të Ballkanit”, tha Osmani.
Ata u zotuan se do të japin kontribut për rritjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit të cilat nuk mund të mbijetojnë as ekonomikisht, por as kulturalisht nëse janë të vetme, duke ndjekur modelet nga shtetet e BE-së.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona