English

“Maksimumi 2 vite dënohet Çoku”-avokatja flet për rastin e 27-vjeçares që u vetëvra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

- Advertisement -

Policia bën me dije se e reja se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, për shkak se iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale. Ndërkohë burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se 27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar.

E reja ishte nënë e një fëmije ndërsa ishte e martuar me një shtetas kosovar. Megjithëse kishin pasur probleme me bashkëshortin në Kosovë, pritej të ribashkohej, por publikimi i fotos me Altin Çokun ka shkaktuar traumë tek e reja e cila është hedhur nga tarraca e pallatit mbrëmjen e së shtunës.

Për këtë ngjarje në pranga ka rënë Altin Çoku, pasi ishte ky i fundit që i ka ndarë foton intime në rrjetin social “Tik Tok”. 39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, ndërsa ishte me precedent të mëparshëm.

Në lidhje me këtë, avokatja Eranda Gjonaj në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euroneës Albania, tha se Çoku mund të dënohet  deri në 2 vite burg.

Mes tjerash ajo theksoi se  prokurorët  dhe ekspertët duhet të merren me detajet e ngjarjes dhe t’i shkojnë çështjes deri në fund.

“Maksimumi që mund të dënohet Altin Çoku është 2 vjet. Kundravajtjet penale  maksimumi aq e kanë 2 vite, dhe parashikohen dhe dënime me gjobë. Prokurorët, ekspertët dhe Gjykata duhet të bëjë punën e tyre”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?