Malaj prezanton pr.buxhetin, përplasje mes deputetëve të PS dhe PD në Kuvend
Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ku po prezantohet pr.buxheti për vitin 2025 është shoqëruar me tensione mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.
Shkak u bë vendimi i ministrit të Financave Petrit Malaj për të nisur menjëherë prezantimin e buxhetit pa ju përgjigjur fillimisht pyetjeve të opozitës.
Është dashur ndërhyrja e kryeparlamentares Elisa Spiropali e cila ka larguar Gardën pasi deputetët e opozitës rrethuan foltoren ku qëndronte ministri Malaj, të cili i ka kërkuar t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës.
Deputeti i PS, Toni Gogu ka kërkuar deputetëve të PD që të ulen në vendet e tyre në mënyrë që seanca të vijojë normalisht por kjo kërkesë e tij ka pasur me ngritje zëri dhe ofendime mes tij dhe deputetëve Gazment Bardhi dhe Bledian Nallbati.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar