Mali i Zi në udhëkryq, publicistët flasin për lojërat e zymta të politikanëve serbë dhe rusë
Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit shkaktuan një tërmet të vërtetë politik në Malin e Zi, pasi larguan nga pushteti partinë e presidentit Milo Gjukanoviç. Nail Draga publicist dhe Ali Salaj, kryeredaktor i revistës “Koha Javore” duke analizuar situatën politike dhe atë çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen parashikojnë periudhë të vështirë për vendin fqinj.
“Dy momente janë kyçe të cilat kanë vendosur që pushteti të ndryshojë në Mal të Zi. E para për arsye se pushteti aktual është konsumuar në kohëra të ndryshme dhe e dyta qytetarët e Malit të Zi, praktikisht popullsia ortodokse e cila ishte vendimtare përmes angazhimit të kishës serbe për të marrë pushtetin”,- shprehet për “Ballkan Talks” z. Draga.
“Unë mendoj se humbi partia e presidentit Gjukanoviç i cili tash 30 vjet është në skenën politike të Malit të Zi dhe padyshim ishte një autoritet I jashtëzakonshëm. Unë do të thosha se me këtë fitore Mali i Zi gjendet në udhëkryq sepse opozita e cila i fitoi zgjedhjet në Mal të Zi është mjaft pro serbe dhe pro ruse dhe normalisht që tani Mali i Zi është në atë udhëkryqin a do të shkojë drejt perëndimit apo do të bëjë ndonjë kthesë që do të ishte fatale”,- shprehet z. Salaj.
Koalicioni qeverisës do krijoj një qeveri në bazë të ekspertëve dhe kjo është diçka e re në Mal të Zi. Sipas zotit Draga kjo dukuri është diçka e panjohur në Ballkan.
“Me këtë rast në Mal të Zi ndodh e kundërta eksponentët politik janë jashtë strukturave qeveritare dhe në këtë aspekt unë mendoj se është një rast i veçantë. Disa mund ta quajnë si qeveri eksperimentale dhe disa mund ta quajnë si parti me afat shumë të shkurtër, praktikisht një qeveri teknike. Sidoqoftë unë mendoj se duhet parë rezultati dhe angazhimet e tyre të paktën në 6 muajt e pare”,- tregon Draga.
Dritan Abazoviç është një nga liderët më të rëndësishëm në këtë qeveri dhe sipas z. Draga Abazoviç do të arrijë që të realizojë premtimet e fushatës.
“Për këtë arsye është një fati madh që në Mal të Zi gjendet një politikan i moderuar i cili ka një prespektivë të jashtëzakonshme, por unë megjithatë i frikësohem lojërave të zymta të politikave serbe dhe ruse të cilat në çdo mënyrë mundohen që të arrijnë qëllimin e tyre dhe mundësisht të krijojnë një korridor Beograd- Podgoricë, pasi e dinë që Kosova sot ose nesër duhet të njihet, prandaj ata kërkojnë që në këtë moment edhe ta humbin vëmendjen nga situate aktuale në Serbi dhe në Kosovë”,- rrëfen z. Braga.
“Po me këtë humbje partia demokratike socialiste e presidentit Gjykanoviç do ketë probleme shumë të mëdha sepse humbja e parë do të shkaktojë turbulenca brenda partisë. Prandaj unë pres që kjo parti dita- ditës do të humbasë, do ti ikë elektorati dhe njerëzit që kanë qenë në këtë parti sepse ato kanë pas privilegje dhe përnjëherë i humbin këto privilegje”, shprehet z. Salaj.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër