Mali i Zi pret samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE në Kotor

16 Maj 2024 | 09:30

Në Kotorr, mbahet sot samiti i tretë rajonal për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç. Duke bashkuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, samiti i Kotorrit do të funksionalizojë më tej Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Pas samitit të Tiranës ku u vendos bashkëpunimi për Zonën e vetme të pagesave në euro, korsi të gjelbra/bashkëpunimi doganor, WiFi4WB dhe Qendrat Evropiane të Inovacionit Dixhital, në Kotorr do të identifikohen tre veprime shtesë bazuar në Planin e Rritjes së Komisionit: Marrëveshjet për Vlerësimin dhe Pranimin e Konformitetit. Siguria e furnizimit me ilaçe kritike dhe portofolin e identitetit dixhital të Bashkimit Evropian.

Takimi i liderëve rajonalë do të ndiqet nga Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmesi sekretar i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision).

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Një ditë me pare u mbajt një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.

Muajt e fundit në Shkup dhe Tiranë janë zhvilluar takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këto takime, udhëheqësit dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian, pra dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të favorshme të garantuara nga BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të hënën pranë Pallatit Presidencial në...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026