Man City shkëlqen në derbi, mposht “djajtë e kuq” me shifrat goleadë

15 Shtator 2025 | 11:01

Derbi i parë i qytetit është fituar nga Mançester Siti që mposhti djajtë e kuq në shtëpi në një duel të dominuar plotësisht. Qytetarët realizuan 3 gola, ndërsa heroi ishte padyshim Haaland.

Manchester City ka dalë si triumfator nga derbi i parë i qytetit, duke i shkaktuar një tjetër humbje “djajve të kuq” në këtë nisje të sezonit të Premier League. Një përballje mjaft interesante ajo në Etihad, ku njeriu që bëri diferencën ishte Erling Haaland me një dygolësh. Sfida u zhbllokua në minutën e 18, ku Foden devijoi saktë me kokë një top, që u ndal në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, sulmuesi norvegjez shënoi dopietë duke hipotekuar fitoren 3-0. Debutim fantastik edhe për Donnarumma, i cili bëri një pritje vendimtare ndaj Mbeumo.

Man United në anën tjetër duket sërish në krizë edhe këtë sezon, ku janë lëkundur seriozisht pozitat e trajnerit Amorim.

Në krye të Premier League vijon Liverpool, i cili është dhe ekipi më në formë, që regjistron 12 pikë në 4 duelet e para. Një fitore pa shkëlqim ajo ndaj Burnleyt, ku kampionët në fuqi të Anglisë gjetën golin e vetëm të përballjes në minutën e 95′, me Salah që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Për vendasit pjesë e sfidës u bë edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, por që pati pak kohë në dispozicion për të lënë gjurmë. Sa i përket renditjes, Liverpool qëndron i pari, i ndjekur nga Arsenal, Tottenham, Bournemouth dhe në vendin e pestë Chelsea.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026