Man United-Arsenal në javën hapëse, zbardhet kalendari i Premier League
Këtë të martë është publikuar kalendari i plotë për kampionatin anglez, me sezonin e ri që do të nisë në javën e tretë të muajit gusht. Në total janë 380 përballje, ndërsa janë shtuar dhe 3 ekipet të cilat siguruan ngjitjen Burnley, Sunderland dhe Leeds United. Java e parë nis me një supersfidë, që natyrisht nuk mund të mungonte një e tillë që në nisje, ku Manchester United do të pres në shtëpi Arsenalin e Mikel Artetës.
Kampionët në fuqi, Liverpool do të zbresë në fushë që në ditën e parë, ku më 15 gusht në orën 20 luanë ndaj Bournemouth në Anfield. Java e dytë, ajo e tretë apo dhe të tjera rezervojnë duele mjaft të forta në kampionatin anglez si Manchester City-Tottenham apo Liverpool-Arsenal.
Derbi i zjarrtë i Manchesterit gjen vend në javën e katërt më 13 shtator në Ethihad, që do të jetë dhe ballfaqimi i parë mes dy emrave të mëdhenj të të njëjtit qytet. Derbi i Liverpoolit vjen një javë më pas, aty ku Arne Slot dhe të tijët presin Evertonin, këtë herë pa Armando Brojën. Java e fundit, ajo e 38 nuk premton asgjë të veçantë, por ka një domethënie të veçantë, pasi kur Chelsea luan ndaj Sunderland, në mbyllje, është shpallur kampione.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj