Manastiri 3-shekullor i Kremesovës në Piqeras, banorët tregojnë gojëdhënat

11 Tetor 2023 | 17:13

Manastiri i Kremesovës ngrihet mbi një kodër të fshatit Piqeras, në jug të vendit. Brenda murit të saj rrethues ndodhet kisha e Shën Mërisë, objekt i cili është shpallur monument kulture në vitin 1970.

I ndërtuar rreth viteve 1700, manastiri është kthyer një tempull të qetësisë shpirtërore për banorët, që kanë lidhje të ngushtë emocionale me të, dhe besojnë se aty vërtet kanë ndodhur mrekulli.

“Vemi ndezim qiri, lëmë ca të holla sa të kemi mundësi, dhe shkojmë gjithmonë. Besojmë në mrekulli se vetë vendi është mrekulli”,-tha një vizitore.

“Ne e vizitojmë shpesh, manastiri është vendi më i shenjtë, për gjithë këtë zonë, për bregdetin tonë është shumë i vjetër dhe shumë i shenjtë. Atje ne shkojmë në ditë festash, shkojmë dhe vetë për tu falur, për të na ndihmuar. Atje janë shëruar njerëz, shumë njerëz që kanë patur probleme, shkojnë atje edhe i ka ndihmuar. Unë nuk e ndjej rrugën kur shkoj, nuk e kuptoj nga shkoj e ku vete kur shkoj në manastir”, tha vizitorja.

Banorët tregojnë gojëdhënat e dëgjuara ndër vite për vendin ku ndodhet manastiri, dhe arsyet se përse disa prej tyre e përshkojnë këmbë zbathur rrugën rreth 30 minuta në një terren tepër të vështirë malor.

“Unë kur vijë këtu gjej qetësi, më pëlqen shumë jashtëzakonisht shumë. Vijmë këmbëzbathur, se duke qenë se është vendi i Zotit. Zoti gjithnjë këmbëzbathur ka qenë ka bërë gjithë ato sakrifica pse ne mos të bëjmë.”

Përveç banorëve që besojnë në mrekullitë e tij, Manastiri i Kremasovës vizitohet edhe nga turistë të huaj. E veçanta e këtij vendi, që për banorët është i shenjtë, është aty nuk jeton asnjë murg dhe se mirëmbahet nga vetë banorët e zonës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026